>
LETERSISHQIP

Lutje Zotit

sot po rrija vetëm fare
zgjata kokën në dritare
sytë nga qielli i drejtova
doja zotin të shikoja

doja zotin të shikoja
dhe me të të bisedoja
disa pytje ti drejtoja
dhe shumë gjëra ti tregoja

këtë botë që po jetojmë
njerzit po e shkatërrojnë
E ç'farë s'po ndodhë në këtë tokë
si i duron i madhi zot

vëllai po e vretë vëllanë
i biri nënën e babanë
burri gruan po e vret
të sheh syri veç qamet

gjithëandej vritën e pritën
dëgjon nëna lebetiten
zot të lutem na ndihmo
në rrugë të mbarë na drejto

të duhemi me pastërti
të dhurojmë veç dashuri
burrat të kenë edukatë
të mos i dhunojnë gratë

të kanë zemër edhe shpirt
mos ti vrasin per çdo ditë
njëri tjetrin të respektojnë
krahë për krahë ngado të shkojnë

edhe kratë mirë të mendojnë
burrat mos ti nervozojnë
vehtën shumë ta kontrollojnë
kur flasin kur debatojnë

zot nuk të kërkova shumë
diçka tjetër dua unë
nga të ligat na largo
të sëmurët i shëro

hiq të lutëm nga njerëzia
gjitha veset e kqia
të ketë gaz e lumturi
në cdo zemër në çdo shtëpi

e dua botën me ngjyra
të lulëzoj si natyra
të mos ketë varfëri
të ketë paçe barazi

zot të themë unë të vërtetën
ç'ke thënë ti kam bërë gjithë jetën
ndaj të lutëm më degjo
lurjet ti mi prano