>
BIOSHQIP
Biografia
Antigona Qena-Kaçaniku, është bija e vetme e qiftit artistik, Melihate Ajeti dhe Muharrem Qena, ka lindur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Akademinë a Arteve- dega pikturë, te Profesori Nysret Salihamigjiqi.Karrierën, si këngëtare e filloi shumë herët, në moshën 16 vjeçare, kur edhe filloi së punuari në programin e dytë të Radio Prishtinës, për ta ndërprerë në atë çast, kur filloi të punoi në TV Prishtinës, si gazetare-spikere, deri në momentin, kur u përjashtuan nga puna, të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Prishtinës, më 5 korrik 1990. E martuar është me xhiruesin filmik Shukri Kaçanikun, njërin nder pionieret e kamerës, kanë dy djem, Fidanin e Jetonin, të cilët jetojnë e punojnë, në Oslo të Norvegjisë. Me të kthyer në vendlindje nga Norvegjia, ku qëndroi me familjen një kohë të gjatë, vazhdimisht duke mbajtur lidhjen me ekipin e televizionit Kosovar, si korrespondente, në vitin 2006 filloi edhe të përgatis emisionin "Pa skenar", ku prezanton vlerat e krijuesit e dikurshëm, që ti njeh gjenerata e re dhe të mos harrohen, nga se siç thotë, në njërin nga emisionet "Kush nuk e njeh të kaluarën, nuk mund ta çmoj as ardhmërinë".Nga viti 2008 per 3 vjete gjysem përgatit emisionin "Në valët ledhatuese", që emitohej, çdo të shtunë pas mesnate, ne Radio Kosove, kurse nga janari i Vitit 2012 e filloi nje radio program ne internet "Radio Nostalgjia", ku emiton kryesisht kenge te krijuara ne Radio Prishtine, kenge te cilat gjenerata e re as qe i dine, programi i dedikohet kryesisht mergimtareve qe te cmallen me muzike te bukur shqipe ne orete vona te nates nga ora 21-04.

Ndër vite, herë pas here, bëri edhe incizimin e disa këngëve, me që është rritë me këngët e babait, muzikën e ka pjesë të pandashme të jetës. Albumin "Kënga ime" e editoi si dhuratë, për miqtë e adhuruesit e këngës së saj.

Më datë 3 Janar 2010, Antigona Qena publikon videoklipin "Oj Hane".

Më datë 29 Mars 2010, Antigona Qena publikon videoklipin "Shiu".

Më datë 6 Mars 2011, Antigona Qena publikon videoklipin "E Dehun Jam".

Më datë 25 Dhjetor 2011, Antigona Qena publikon videoklipin "Mitrovice O Vendi Im".

Më datë 29 Dhjetor 2013, Antigona Qena publikon videoklipin "Qetesia Llafazane".

Më datë 28 Dhjetor 2014, Antigona Qena publikon videoklipin "Mallengjimi".