>
BIOSHQIP
Biografia
Anxhela Noti (e lindur me 10 prill 1993) ne qytetin e Kucoves është këngëtare dhe pianiste.

Ajo është me origjinë nga Himara. Prinderit e saj jan rritur ne Kuçove atje ku dhe lindi Anxhela. Pas dy vitesh familja e saj u transferua ne ishullin Kret ne Greqis ku ajo u rrit prej 17 vitesh. Pasi mbaroj shkollen e mesme kthehet ne shqiperi per te konkuruar ne X-Factor Albania 2. Ajo fiton konkurimin dhe terheq vemendjen e jurise dhe behet nje nder konkurentet e finales e X-Factor me grupin e saj "Soul Sisters" dhe skualifikohet naten e 10. Pas X-Factor ajo ndahet nga grupi dhe vazhdon karieren e saj "Solo".

Në vitin 2012, Anxhela Noti merr pjesë në X Factor Albania 2.

Në Nëntor 2013, Anxhela Noti merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "S'mund Te Harroj".

Në Nëntor 2014, Anxhela Noti merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Psycho Lover". Nje kenge qe u komentua qe solli një rrymë (dubstep) te re ne Shqiperi.

Në vitin 2016, Anxhela transferohet në Londër ku dhe nis karrierën e saj me një ndër kompanitë më të njohura të muzikës botërore “Capitol Records” pjes e UMG në Londër.

Anxhela Noti bashke pronare me vllain e saj Sokrat Noti tek “StudioNoti” ne Londer.

Anxhela Noti ka bashkepunuar me nje nder producentet me te famshem ne bote "KSHMR". KSHMR ka lancuar me ane te youtube "Welcome To KSHMR vol 7", kenge qe nuk jane publikuar akoma. Pjese e ketij albumi eshte edhe kenga qe ka ber Anxhela ne bashkepunim me KSHMR me titull "Chile".

Anxhela Noti publikon ne 2018, “What Do I Do” kengen e menaxhuar nga “Spinnup”

Ne 2020 Anxhela publikon dy EP “Night Lovers” dhe “Soho” kenge te menaxhuara nga “Spinnup”.

Më datë 12 Nëntor 2021, Anxhela Noti publikon videoklipin "Ego". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Anxhela Noti.

Më datë 22 Prill 2022, Anxhela Noti publikon videoklipin "Malli", në bashkëpunim me ESKO. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Anxhela Noti.

Më datë 22 Qershor 2022, Esko & Anxhela Noti publikojnë videoklipin "Nuk E Di".

Më datë 22 Gusht 2022, Anxhela Noti & Esko publikojnë videoklipin "Na Ke Cmend". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Anxhela Noti. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 5 Shkurt 2024, Anxhela Noti publikon videoklipin "S’më Bindet Shpirti". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Anxhela Noti.