>
BIOSHQIP

Angelo Publikon Klipin E Ri “Ajo”

25-12-2015
Këngëtari Angelo Koçi sapo ka publikuar videoprojektin e tij më të ri me titull "Ajo", një baladë ritmike e punuar nga Natti & Universal Beats.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Angelo në bashkpunim me Ergys Shahun.

Videoklipi është realizuar në Tiranë nga produksioni Render Entertainment.

Kënga ka marrë mjaft pëlqime që në daljen e parë në youtube. Angelo po e përmbyll mjaft mirë këtë vit si një artist i ri.

Të tjera surpriza nga Angelo na presin në vitin 2016!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Angelo Publikon Klipin E Ri “Ajo”