>
BIOSHQIP
Biografia
Arben Ajdini është një këngëtar shqiptar nga Struga, Maqedoni. Që në fëmijëri spikaste talenti për muzikën. Shkollën fillore e kreu në vendëlindje-Ladorisht, ndërsa atë të mesme në vitin e parë 1990 Prishtinë-pranë shkollës të muzikës, dega:klarinetë. Më vonë vazhdoi shkollimin në shkollën e mesme të përgjithshme Ladorisht-Hajdar Dushi, por dëshira e madhe për të vazhduar rrugën e muzikës, u transferua në Elbasan pranë shkollës së mesme-Onufri-dega: solo këndim, nga aty kreu vitin e tretë për t’a perfunduar më vonë vitin e katërt në Tiranë, pranë liceut artistik-Jordan Misja-dega:solo këndim-Bariton. Gjatë kësaj periudhe ka patur aktivitete të ndryshme artistike në pjesmarrje të festivaleve që mbaheheshin në Maqedoni ose më gjërë. Është vlerësuar me çmime të ndryshme në pjesmarrje të festivaleve si; Deputimi më i mirë-Zambaku i Prizrenit. Vazhdoi studimet në vitin e parë në Universitetin e Tetovës, dega: solo këndim me prof. Ahmet Dërguti, pas dy vitesh suksese u transferua në Institutin e lartë Tiranë, dega solo këndim me prof. Burhan Spahiu, për të kryer vitin e tretë dhe të katërt. Në qytetin e Strugës është marrë me krijimtari muzikore për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë bashkëpuntor në formimin e festivalit për fëmijë-Zogu i Artë-i cili pati jehonë dhe vazhdimësi. Arben Ajdini, ka kryer Magistraturë, dega solo këndim në univeritetin e Prishtinës në vitin 2014. Që nga vitet 2003 e këtej është mësimdhënës i rregullt, pranë shkollës fillore-Ashim Agushi-Ladorisht, krahas shkollës në fjalë ka punuar dhe në shkollën e mesme të muzikës-Todor Skalovski-Tetoec, paralele në qytetin e Strugës. Mësimdhënës në lëndën e solo këndimit, nga vitet 2008 deri në vitet 2015.

Në festivalin-Këngë Jeho-1997, është vleresuar me çimimin e parë.

Në vitin 2000/2001, ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësis-Nikola Shtejn-Tetovë, ndërsa vitet në vazhdim, u kthye në vendëlindje për të dhënë kontributin e tij në lëndën e muzikës, në shkollën fillore-Zini Hani-Veleshtë 2001/2002.

Zëri më i mirë-Polifest 2002.

Në Nëntor 2011, Arben Ajdini merr pjesë në Fest Nota e Artë 2011 me këngën "Se Rron Ne Vargjet E Tua", ku fitoi çmimin "Përshtypja më e mirë".

Më datë 20 Shtator 2017, Arben Ajdini & Xhemail Murtishi publikojnë videoklipin "Mall Per Nenen". Muzika e këngës u punua nga Arben Ajdini, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vani Rushiti.

Më datë 11 Nëntor 2017, Arben Ajdini publikon videoklipin "28 Nentori".

Më datë 29 Maj 2018, Arben Ajdini & Dardan Kolonja publikojnë videoklipin "Kolazh Jugu 2018".

Më datë 23 Gusht 2019, Xhemail Murtishi publikon videoklipin "Kolazh Me Motive Jugu 2019", në bashkëpunim me Arben Ajdini & Dardan Kolonjën.

Më datë 25 Dhjetor 2019, Arben Ajdini & Dardan Kolonja publikojnë videoklipin "Ladorisht".

Më datë 9 Dhjetor 2020, Arben Ajdini publikon videoklipin "Hajde Nuse", në bashkëpunim me Dardan Kolonjën. Videoklipi u prodhua nga kompania Zati Production.

Më datë 10 Korrik 2021, Arben Ajdini, Xhemail Murtishi & Dardan Kolonja publikojnë videoklipin "Kolazh Jugu 2021".

Më datë 6 Gusht 2022, Arben Ajdini & Dardan Kolonja publikojnë videoklipin "Kolazh Jugu 2022".
DËRGOI: