>
LETERSISHQIP

Atje (Në Bjeshkët E Nalta)

Në tokë, afër qiellit, borës e Diellit
Ku koloriti ambiental e pushton horizontin
Atje ku puhia i ledhaton degët e lisave të gjatë
Ku nuk ndalet kënga e zogjve ditë as natë

Natyra atje të bënë për vete
Bukuritë t’i marrin sytë
Të kuqen faqet, të pushon shpirti
Atje je plotësisht i lirë

Hëna rrezon si Diell, Dielli mezi rrezet i largon në perëndim
Në parajsën e mbështjellë me gjelbërim, bardhësi e kaltërsi
Rrugës për atje,
në pranverë i takon katër stinë

Atje Shqiponja i hap fort krahët
E puth qiellin, e shikon në sy Diellin
Atje lart, jeta merr tjerët kuptim

Flora dhe fauna të presin krahëhapur
Bukuria e çmendur të qetëson
Në Bjeshkën e Nalta ku majat shpojnë qiellin
ku e gjen edhe rrafshin e tokën e butë
atje ku plaket bora,
në bjeshkët e Vrellës, në Lugë të Butë

Atje nuk plakesh
Për ty kujdeset me dashni nëna natyrë
Atje je yll, je i lirë
E kupton si merr frymë mali
E shijon mikpritjen e bjeshkës
Nga atje, nuk dëshiron të kthehesh!