A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Mjerimi I Tyre, Turpi I Jonë

Ishte mesi i ditës, 18 janar 2018. Koha e pauzës. Lokalet e vogla në lagjen Qafa në Prishtinë ishin të stërmbushura. Dita dhe qielli ishin plotë diell. Mbretëronte mot i butë, por ajri ishte i ndotur.

U ulem jashtë si shumë të tjerë, në kafiterinë “De Rada”. Të katër tavolinat u mbushen gati si përnjëherë. Zhurma e makinave dhe ajri i ndotur, durohej për ta shijuar jashtë një kafe të shijshme që mund të servohej vetëm në Prishtinë.

Kamerieri me mirësjellje servoj kafet, sheqerin e vendosur në gota të përshtatshme dhe me luge të veçanta, i afroj afër nesh. De Rada, dukej ndryshe nga kafiteritë e tjera.
Një djalë 5 a 6 vjeçar, u afrua tek tavolina e parë nga ana e majtë. Zgjati dorën për të kërkuar lëmoshë. Mjerimi ishte me të, por jo vetëm. Patiakt e tij ishin aq të vjetra sa që nuk mbulonin sa duhet këmbët e tij të reja. Një jakne të shqyer e mbante veshur, flokët e shthurura i kishin pushtuar kokën dhe gjysmën e fytyrës.

Pafajësia dhe dëshpërimi i veroheshin qartë në sy. Ashtu kokë ulur, zgjati dorën dhe priste ndonjë qindarkë. E vështirë ta refuzosh ndihmën nga një fytyrë aq e pa fajshme. Në dorën e tij të njomë posa u hodhën disa monedha të metalta, u nisë për tek tavolina tjetër. Edhe aty i morë disa. Nëna e tij me më një fëmijë më të vogël, qëndronte e heshtur disa metra larg. Sa herë që djalit të saj i jepnin para, në fytyrën e saj vërehej një buzëqeshje e trisht dhe e zbehte. Njëjtë nuk vepronte edhe fëmija tjetër që mezi rrinte në krah të saj. Në buzëqeshjen e zbehte të nënës, reflektohej dëshira e dëshpëruar dhe e topitur për t’ia dalë mbanë, për të jetuar.
Kafja të “De Rada”, u ftoh, shija i humbi, sheqeri nuk ishte i ëmbël më. Ethet u përhapen rreth tavolinave, disa hynë brenda bashkë me kameriet që shijuan ngjarjen. Ethet më shoqëruan shumë ditë e netë.

Familja që pashë, nuk ishin thjeshtë numra që u paraqitën për një moment për të na trazuar, ata jetonin, flinin, ushqeheshin disi dhe dikund. Ata për çdo ditë kishin të njëjtat halle. Mjerimi ishte pjesë e tyre. Ata thjeshtë donin të jetonin, kaq asgjë më shumë. Nuk ishin fajtorë pse ishin në këtë botë, se e donin jetën, se ndoshta prindërit e tyre ishin të pa aftë dhe të pa fat. E gjithë bota mund të kishte faj dhe përgjegjësi për ta, por jo fëmijët që vuanin, jo ata!

Bota nuk është plotësisht e drejtë, por nuk duhet ta lejojmë të jetë tërësisht e pa drejt. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhja e jonë. Jo të gjithë kanë fatin të jetojnë në “zonën e bardhë”, është përgjegjësi e shoqërisë, e të gjithëve që ata mos të jenë në “zonën e zezë”, të paktën të jenë tek “zona gri”, të rritën të lirë, ta shijojnë fëmijërinë. Mjerimi i tyre, turpi i jonë.

Arben DRESHAJ.

- tregim nga Arben Dreshaj


- Poezia u dërgua nga Arben Dreshaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  36





teksteshqip.com © 2007 - 2018