>
LETERSISHQIP

Ditët E Javës

Pas Diellit, del Hëna
Shkon e diela vjen e hëna
Ik vikendi, fillon puna
Nis stresi e rrëmuja

Hëna e zbehet vështron gjithçka
Herë e plotë e herë si drapër
Kokën lart e krenare
Lëviz ujin në Oqeane

Hatri i mbetet por nuk e shpreh
se kupton urrejtjen për të
Në ditët tjerat me mirë vlerësohet
Por me Diellin nuk krahasohet

Hëna Marsit rrugën ja lëshon
Vjen e marta hijerënde
E zhytur në mendime e besëtytni
për gabime, pa pagesë bënë kujdestari

Merkuri i vogël në rend pret
Të mërkurën kush gjë se vet
Nuk akuzohet as lavdërohet
Si me qetësi dita kalohet

Në shkallët e javës lodhja fillon me u ndi
Te ënjturat dridhen në horizont
Rrugët ngushtohen, stresi rritet, rutina mbizotëron
E ënjta serioze, veç vështron

Me vullnet e premtja vjen
Dita për premtime e lutje
Për të kryer ndonjë punë të lehtë
Me u bë gati për vikend

Pas pesë ditëve të lodhshme punë
Fillon pushimi në ditën e shtume (shtune)
Aty ku mbaron rutina, flenë alarmi, fshehët stresi
Dita e gzume të bën për veti


Si pa vërejte e shtuna ik,
vjen e diela me plotë dritë
Ashtu siç vjen, si drita shkon
planet mbesin, koha s’mjafton

Dielli afrohet në perëndim
Hëna behët gati me lind
Nis rutina, kthehet stresi, fillon java
Gjithçka nisë nga e para

Ditët ecin e nuk ndalen
Kalendarët mbushen me shenja
Punëtorët shënojnë arritjet (√)
Dembelët, arsyetimet (-).