>
LETERSISHQIP

Me Mall

Në qytetin plotë jetë, të takova përsëri
nuk ishim vetëm, nuk ishim bashkë
ca pika shiu atë ditë bënin freski
ylberet hidhnin valle mbi kodra e çati

në sytë e tu të bukur
pash sytë e mi
buzëqeshja e jote e ëmbël
me ngriu dhe me ngrohu përsëri

dritaret e shpirtit na tradhtuan prapë
sytë tonë komunikuan gjerë e gjatë
dy pika të shiut i pashë në buzët tua
do na mjaftonin, etjen për ta shuar

të mbushur me krenari që vret
ecëm më kokën lartë, në rrugën tonë të ndarë
të lumtur për një moment
përgjithmonë... Me Mall.