>
LETERSISHQIP

Jeto, Mos Vajto

Një jetë e ki për ta jetuar
një për ta shijuar
për ta treguar kreativitetin
për të jetësuar ëndrra
për lirinë, dashurinë, lumturinë
sinqeritetin, humanitetin, vullnetin

Mos vajto për dyert që të mbyllen
brengosu për ato që nuk i hap vetë
dëshmoje se je yll
në qiell ka hapësirë për miliona të tillë
secili ka vendin e vet

Mëso nga e kaluara
ajo nuk të lejon ta harrosh
nuk është ardhmja
nuk e ndryshon dot

Humbjet i mundin humbësit
fituesit inspirohen prej tyre
humbës të vërtetë
janë ata që nuk kanë shpresë

Problemet identifikohen për ti zgjidhur
jo për ti mbajtur në sef
me angazhim arrihen synimet
zgjidhje nuk ofrojnë ankesat e vajtimet.