>
LETERSISHQIP

Ku Ta Le Këtë Mall

Në udhëkryqin e madh
atje ku kryqëzohen rrugët e botës
shkova për të lenë ty
vrapova në kryqëzime e rrathë
të ika, u ktheva në shtëpi
para meje, kishe pas arritur ti!

një mbrëmje të qetë
në skaj të Detit ndeza një zjarr
për të djegur një herë siç po me djegë ti përherë
nisi një puhi e lehtë
një valë e vogël, ngriti kokën pak
fiku zjarrin, në Det u kthye prapë

për ta shuar këtë mall që po me shuan
shkova pas valës në Det
ti nuk u largove edhe kur po mbytesha vet
veten e harroj, por jo edhe ty
ku ta le këtë mall
të lutem, më thuaj
këtë vetëm ti e di