>
LETERSISHQIP

Shqiptar

Me shekuj në luftëra
I përgjakur, i vrarë
Trim në beteja
I pa thyeshëm, fitimtar

Në liri
I harron të gjitha
I kthehesh vetës sate
Aty e gjënë prenë, armikun, trofeun

E ke të vështirë të shikosh larg
Nuk të pëlqen të matesh me të tjerët
Ke dëshirë të tregosh fuqi
Në rrethin tënd, afër, në shtëpi

Për inat, përfitim, bajraktarizëm e krenari
I jap të gjitha
E prish shtetin e dëmton atdheun
Inati yt e shkatërron dheun

Je shumë bujar me armikun
E fton, ende pa shkuar
E falë, pa të kërkuar
E harron, pa të harruar

Harron dhe falë shumë
Për hakmarrjen e suksesin brena shtëpisë
Nuk ka falje, nuk njeh njohje
Nuk bënë kompromis

Në gjendje të jashtëzakonshme
Shkëlqen e fiton
Në situata të zakonshme
Ndalesh e qalon

Të lutem, bëje një transformim
Brenda vetës sate
Përveç në luftëra
Shkëlqe edhe në paqe

Mars 2006.