>
LETERSISHQIP

Një Jetë Me Mall

Nuk vuaja nga amnezia
nuk harroja të harroj
fshiva gjithçka që pata për ty
procedure e lehte në elektronikë
që nuk funksiononte në praktikë

Edhe atëherë kur doja të harroja
mendja fshehtas mendonte për ty
kur kalonte një ditë duke të injoruar
më merrte malli për të kujtuar

Si një bjeshkë e pa trembur
malli për ty me rrinte mbi supe
me shikonte në sy
koha ti fshinte gabimet
shtonte mallin për ty

Një ditë rastësisht të harrova
një zile në telefon me ra
e dija që pa qëllim me thirre
gabim të shkrova
një jetë me mall
me gabime, për gabime!