Tema: Poezi Dashurie
Dashni
Shumë flitet për ty dashni
Rrëfime të ëmbla, vuajtje e kënaqësi
kujtime të hidhura, lot e xhelozi,
mirë e keq askush s’e di.
Je e urryer kur dështon
E këndshme kur lulëzon
Nuk ki mes
Shkëlqen ose vret
Ti nuk shfaqesh shpesh
Nuk përshkruhesh me fjalë
Je mjaltë kur shijohesh
Në vuajtje e rëndë sa një mal
Ti të dërgon në qiell
Të shtrin edhe përdhé
Nxin si nata, ndrit si diell
E këndshme dhe e urryer je!
- Poezi nga Arben Dreshaj
- U dërgua nga Toni -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arben Dreshaj
Komente 0