>
LETERSISHQIP

Dritëhijet

Erdha,
nuk e di prej nga?

Mbrëmje e qetë,
shtëpia e njëjtë

Në dritaren që shikonte nga rruga,
dy qirinj shkëlqenin

Dy gota verë mbi tavolinë,
dy duar pranë tyre

Qirinjtë ishin ka fundi,
tingëllonte romantike

Hëna shkëlqente në qiell,
Yjet e vëzhgonin atë

Dritëhije gjithandej,
e pashije ajo verë

Një flutur përqafoi flakën,
njeri qiri u shua

Një ndjenjë e pa këndshme,
me përshkoi edhe mua

Qe dashuruar në dritë,
me të u fik!

U ktheva Hënë...
nuk e di për ku?

Nuk isha askund,
nisi me agu’.

DËRGOI: