>
BIOSHQIP

(1957-2021)

Biografia
Arben Duka ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe UNIVERSITETIN "ALEKSANDëR XHUVANI". Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Eshtë autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Eshte bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet INTERVISTAT E KASO KOSëS në gazetën "INTERVISTA" DUKE QëNë I SPIKATUR DHE Në PROZë Në KëTë FUSHE. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik.

Disa nga titujt e librave të tij janë:
1. Nektari i këngëve
2. Njëmijë puthje
3. Ç'të bëj me fjalën?
4. Letra dashurie (në pesë libra të veçantë)
5. Unë isha një i vetëm
6. Intervistat e Kaso Kosës
7. Vetëm ty të kam
8. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
9. Ç'ja thoshte bilbili (Humor e satirë)
10. Pushtetarë dhe zagarë (Humor dhe satirë)
11. Grek o grek kokë goricë (Satire)
12. Rroj se nuk vdes dot
13. Labovë moj Labovë (poemë)
14. Kristale të thyer
15. Dashuria është abstrakte
16. Aromë vajze
17. Heroi i dashurisë
18. Fisnikëria e ka një emër (Kushtim për I. Hasanbelliun)
19. Vipa dhe rripa (Humor dhe satirë)
20. Taksidarët e gjakut (Satire)
21. Njeriu me bllok
22. Aliu dhe Saliu
23. Rebelohuni (Satirë)
24. Biri i shqiponjës (Poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU)
25. Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria (Në dy volume)
etj.

Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës dhe është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "NDERI I ODRIES", "NDERI I LUNXHëRISë", "NDERI I VETERANëVE Të LUFTëS". Nuk ka dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dekorata shtetërore.

Më 14 Dhjetor 2021, Arben Duka ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore.