>
LETERSISHQIP

Quhem Dardan

Jam i vjetër,
Shumë i lashtë,
Këtu kam pasur
Mëmë e atë.
Lakmitarët më
Kanë pushtuar,
Por gjithmonë
Vetë jam çliruar.
Unë nuk di
Të pësoj,
Por, unë di
Të rezistoj.
Jam i vogël
Por krejt zemër,
Shumë krenar e mbajta
Me shekuj këtë emër.
Kur punoj
Për atdhe,
S’mund të më përçajë
Asnjë fe.