>
LETERSISHQIP

Shumë Zemra

Jam i pamposhtur
Lëshoj kushtrim,
Kam shumë zemra
Në trupin tim.
Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim,
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gurë,
Kam shumë zemra
Që nuk shuhen kurrë.