>
LETERSISHQIP

Festa Jonë

Ditë e madhe,
Ejani të festojmë,
Nënë e bijë
Flamurin ta nderojmë.
Moj të dashura nënë e bijë
Lugina thërret andej kufirit.
Kush e largon këtë kufi,
Të na shtojë edhe një bijë?
Po shpresoj, po ëndërroj
Një ditë bashkë të festojmë,
Gjithë së bashku nën një flamur
Pa kufij, pa mure, pa gurë.
Për asnjë popull
Të mos ketë kufij,
Jetofshim në paqe,
Jetofshim në liri.
2015