>
LETERSISHQIP

Fshati I Braktisur

Në fushat e fshatit
Kulloste bagëtia,
Binte fyell i bariut,
Binte çiftelia.
Edhe rrugët e fshatit
Ishin plot bagëti,
Kishte një dyqan
Ku mblidheshin të rinjtë.
Po ky fshat malor
Shumë herë ka luftuar,
Oh, sot e braktisën
E lanë të vetmuar.
Nuk blegërojnë më qengjat
Nuk ka më bagëti,
Pyet fshati me të drejtë:
-Pse më latë në vetmi?