>
BIOSHQIP
Biografia
Arbër (Bajram) Berisha ka lindur në qytetin Bajram Curri të Tropojës, në Shqipëri. Mësimet e para i mori në vendlindje në shkollën fillore “Konferenca e Bujanit”, ndërsa në periudhën 2001-2005 ai kreu Medresenë e Mesme “Alaud-din” në Prishtinë ku diplomoi si hoxhë.
Mëpas studimet e shkallës së dytë i vazhdoi në Prishtinë gjatë periudhës 2007-2010, ku kreu Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, dega e Historisë së Përgjithshme ku në të njëjtën koh ndoqi mësimet në Fakultetin e Studimeve Islame Prishtinë. Autori i vazhdoi studimet e shkallës së tretë - master në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Historisë, për periudhën “Koha e Re, shek. XIX-XX”, dhe diplomoi në tetor të vitit 2013 me notën 10.Ka botuar shumë shkrime në revista si Dituria Islame,Zgjimi Islam, si dhe Gazeta si Zëri e Infopress. Ka me qindra shkrime në portale vendore e ndërkombëtare.
Arbër Berisha merret me shkrime që nga bankat shkollore, shkrimet e tij kanë përmbajtje të ndryshme, si: fetare, shkencore, psikologjike,letrare, historike dhe filozofike.

Autori ka botuar këta libra:
1. “Toleranca osmane dhe shqiptarët”, Prishtinë 2012
2. “Udhëpërshkruesi i Endelusit” (Poezi), Prishtinë 2012
3. “Islami dhe ideologjia”, Prishtinë 2013
4. “Islami në fokus”, Prishtinë 2013
5. “Fuqia e agjërimit”, Prishtinë 2014
6. “Islami përtej shkencës”, Prishtinë 2014
7. “Urtësia e penës“, Prishtinë 2015
8. “Gjurmë në udhën shpirtërore”, Prishtinë 2015
9. “Historia e islamit te shqiptarët”,Prishtinë 2016
10. “Lapsi i ashikut”,Prishtinë 2017
11. “Si ta arrijmë lumturinë” Prishtinë 2018

Autori në dorëshkrim ka librat e rradhës
• “Malësia e Gjakovës 1878-1912” (Studime Historike)
• Lisus-Naisus ( Poezi historik – filozofike )
• Trëndafili i kuq ( Poezi spirituale )
Ai është i martuar, jeton dhe vepron në Prishtinë.
Tel : + 383 49 242 788