>
LETERSISHQIP

Panoramë E Heshtune

Myku ish ngjitur me katakombet
Në Malin e Komit
Ku kishin kaluar shum Komita
Rreth Lumit Gash

Mes lulesh qeramika helenistike
Shekuj shumë pas vetes mbante
Arkeolog pa investime
Hulumtime të mbetura ëndërr sirtaresh
Veriu im i pazbulim

Varre të heshtuna ku therrat i kan mbulue
Asnjëher, për ju askush su kujtue
Djali i malsisë po kërkon zbulues
Ti jap dritën jeshile kulturës

Po pse nuk punojmë
Vendin tonë ta zhvillojmë
Teknikat kanë avancuar
Koha duhet shfrytëzuar
Mendje, këmb e duar, Zoti na i ka dhuruar
Për të punuar për të zbuluar.