>
LETERSISHQIP

Pedagogut At

-Pedagogut të madh, mësuesit të letërsisë, Mehmet Ciceron Shabanaj-


Tani mu kujtua kur nxënësit kishin hartim
Dhe unë nisë, shkruaj këtë vjershë,
E vehten ndjeva gjimnaziast
Plot me ëndrrime, gaz e shpresë.

Kur komentonin ata Homerin,
Se Aleksandrin e Madhë temë patën,
Dikush zuri t`flasë me Akilin,
Një tjetër këtij dhe dorën i zgjatën.

Ç`mu kujtu tani pedagog Mehmeti
Dhe ajo temë që na u dha n`gjimnaz,
Ndaj Aleksander i Madhë n`këto çaste u bëra
E çava detin me tallaz.

Se n`cilat brigje do t`përplasem
Sot sigurisht atë s`e di,
Po që diku do të arrij
Këtë e them me siguri.

Nuk pashë aq shumë vise si Aleksandri i Madhë,
Për sulme t`mia askënd s`ngrita peshë,
Unë një poet stuhishë mbeta
E jetën gëzova si një murgeshë.

Porse pas natës mëngjesi vjen
E dita shpraz si kremtë fëmije,
Mbase në këmbë ajo më gjen,
Ose t`përplasur si zog stuhie.

…Derdhen mendimet tallaz-tallaz,
N`fletore hidhen mendime t`mëdha,
Ghithçka do jepja unë këtë çast
Veç që të isha sot si ata!

Wuppertal, Gjermani, më 10.12.2000

DËRGOI: