>
LETERSISHQIP

Nxënëse?!

Me gëzim në krahror
Në shkollë shkon kjo „qikë“
Gjith unaza gishtat në dor
Çantën përplot me kozmetikë.

Fytyrën e qendisur puse
E sytë me tre ngjyra
Nxënëse apo nuse
Nuk dallon nga fytyra?

Viti i parë, mirë kalohet
Me sjellje e me nota…
Pastaj, shumë lazdrohet, thotë:
- Shkollë, moj, unë vijë këtu për punë të kota… -

E çorton prindin: - Po më digjet furra -,
I përbuzë këshillat e arsimtarit,
Thotë: - Më kënaq vetëm një armatë me burra -
- Se s’kemi ne “rob” që i tuten k(.)rit - !.

Dhe e ndërpret shkollën,
Është e pa burrë, po nuse u bë e shkreta…
E shumë shpejt ngopet me bishtin e me njollën,
Dhe ja, tani, po pendohet tejvonë për gabimet e veta.