>
BIOSHQIP
Biografia
Arbër Skënderaj është vëllai i Alban Skenderaj dhe jeton prej shumë vitesh në Itali. Dhe ai si Albani, që në fëmijëri ka patur pasion muzikën edhe pse prej vitesh ka një tjetër profesion. E kanë nisur bashkë rrugëtimin drejt muzikës, por rrethanat jo të lehta bën Arbëri të mos vazhdonte, edhe pse Albani dhe familja e kanë lutur për vite me radhë.

Më datë 22 Nëntor 2018, Arbër Skënderaj publikon videoklipin "Brilla". Më në fund ai vendos të realizojë dhe të publikojë një këngë vetëm për pasion. Edhe pse për herë të parë dhe pa asnje eksperiencë, ka bërë gjithçka vetë, me forcat e tij. Tekstin, muzikën, produksionin, madje edhe videon e ka realizuar vetë. Se Arbëri ka qenë gjithmonë altruist, punëtor dhe gjithçka ka dashur ta arrijë vetë. Albani shprehet se është shumë krenar për vëllain e tij, që gjeti kurajon të provonte veten, por mbi të gjitha, që arriti të nxjerrë një dedikim të dhimbshëm nga shpirti, forcë që vetë Albani ende nuk arrin ta gjejë.