>
BIOSHQIP
Biografia
Ardian Behrami – CIPA. I lindure me 16.tetor.1982 ne Mitrovice. Ka te perfunduar shkollen e ulet te muzikes “Tefta Tashko “ ne Mitrovice. Pjesemarres ne shume organizime te ndryshme muzikore, gjithashtu pjesemarres ne disa projekte muzikore te disa grupeve.

Ne vitin 2001 behet vocalist i “VIVA”- band, gjate kesaj periudhe mbahen shume mbremje muzikore e festivale ku te pranishem ishin edhe “VIVA “- band. Banda ishte funksionale gjere ne vitin 2003.

Ne vitin 2003 Ardian Behrami-CIPA themelon grupin “PULS”. Me grupin “PULS” incizuan disa kenge te grupit ne studio muzikore. Grupi “PULS” ishte edhe pjesemarres ne festivalin “ROCK per ROCK” ku edhe u shperblyen me vendin e dyte, per nje kohe grupi vazhdoje me mbremje te ndryshme muzikore LIVE neper Kosove deri ne vitin 2007, ku pas kesaj kohe Ardian Behrami-CIPA vazhdon si solo kengetare te mbaje mbremje muzikore me muzicient te ndryshem te vendit tone.

Ne vitin 2012 I bashkohet grupit “IBAND” ku pas nje kohe,dhe ndryshimeve ne grup,grupi merr emrin“4X4”.

Ne vitin 2013 Ardiani”CIPA” behet pjesemarres ne “The Voice of Albania 3”, ku dhe arrin nje sukses mjafte te madhe, i perfundon me sukses edhe netet LIVE. Pas kthimit nga “The Voice” Ardian Behrami-CIPA vazhdon me mbremje LIVE me muzicient te ndryshem te vendit, njekohesish edhe punon per albumin e pare te Grupit “4X4”.

Ne vitin 2016 fillon incizimi I albumit te pare te Grupit “4X4”.

Ne vitin 2017 lansohet albumi “ALBANIKA” nga Grupi “4X4” dhe video klipi i kenges “Te Shtrire Mbi Kanape”.

Ardian Behrami-CIPA edhe sot vazhdon te jete lead vocal te Grupi “4X4”, po ashtu vazhdon edhe me muziciente e bende tjera te performoj live.