>
BIOSHQIP
Biografia
Ai vjen nga Podujeva, ku ka kryer edhe shkollën fillore dhe të mesme, studion për menaxhment dhe informatikë në Universitetin e Prishtinës. Karriera e tij muzikore ka filluar që nga viti 2012, ku është aktiv dhe prezent nepër ahengje familjare, dasma dhe mbrëmje të ndryshme pas realizimit të albumit të parë që e kishte realizuar në studion Shpeta Sound.

Në vitin 2016, filloi të bashkëpunoj me Genc Prelvukën ku punonte si asistent për vija melodike dhe tekste të ndryshme dhe më pas nënshkroi kontratë me kompaninë e Gencit Black Fish Enterteiment dhe tash është në menaxhimin e Genc Prelvukaj dhe ka realizuar këngën e parë.

Më datë 7 Maj 2016, Ardian Rexhepi publikon videoklipin "Du Me T'dashte".

Më datë 11 Shkurt 2017, Ardian Rexhepi publikon videoklipin "Shpirtin E Zi". Teksti i këngës u shkrua nga Arday. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 15 Korrik 2017, Ardian Rexhepi publikon videoklipin "Xhanëm". Kënga e tij është punuar nga “Diez Music”, ndërsa tekstin e saj e kanë shkruar Bini Nebihu dhe vet Ardiani. Kënga është shoqëruar edhe me një klip mjaft veror, të cilin e ka punuar produksioni XL Films.

Më datë 14 Tetor 2018, Ardian Rexhepi publikon videoklipin "Larg Teje". Teksti u shkrua nga Petro Xhori.

Në vitin 2019, Ardian Rexhepi publikon albumin "Live 2019".

Më datë 6 Dhjetor 2019, Ardian Rexhepi publikon videoklipin "Nje Kujtim".