TEKSTESHQIP

Ardian Trebicka
Dhe Deti Na Ka Zili
Lyrics

Dhe zjarrin e mbaje ti
Dhe shkarpat i solla unë
Dhe erdhi deti pranë nesh
Me valë e survalë
Të na mbulojë
Dhe erdhi deti pranë nesh
Kaq shumë na kish zili
Për dashurinë

Dhe zjarrin e mbaje ti
Në pëllëmbë
Dhe shkarpat i solla unë në gji
S'mjafton as zjarri
Të na shkallojë
S'mjafton as deti
Që të na qetësojë

Kur deti të mbetet pikë në erë
Dhe kur deti të mbetet pikë në erë
Prapë për zjarrin
Do të ketë kaq shumë zili
Do të kete për dashurinë
Kaq shumë zili

Qofsh i bekuar o zjarr!
Qofsh e bekuar o shkarpë!