Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ardit Cuni, I Sukseshëm Dhe Me Shumë Plane...

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8
[10-09-2013]
Ardit Çuni, këngëtari nga Tirana vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai na rrëfen më shumë rreth karrierë së tij muzikore si dhe për jetën e tij private. Arditi poashtu nuk ngurroi të na zbulonte ca sekrete rreth projektit të tij më të fundit i cili është nisur drejt MTV-së. Në vazhdim ndjekim rrëfimin e tij...

Teksteshqip: Ardit na trego pak se kur dhe si filloi karriera jote muzikore?

Arditi: Impakti i parë me skenën ka qenë në moshën 11-vjeçare në "Zëra Magjike" (Lezhë) nga ku mora edhe çmimin e 3-të nga i madhi Robert Radoja. Nga kjo kohë kam punuar shumë për të rritur profesionalisht imazhin tim si këngëtar. Prezantimi im i parë në skenat shqiptare dhe gjithashtu përballja e parë me publikun e gjërë ka qenë në X Factor Albania 1, nga ku u pozicionova në njërin prej 32 djemve më të mirë në Shqipëri. Pas X Factor u bëra pjesë e "Sebastian Production" nga ku punova dhe single-in tim të parë në VEVO, pjesmarrëse në Top Fest 9 me titull "Po Te Jesh I Dashuruar" dhe pritur mjaft mirë nga publiku. Konkurimi i fundit ishte në Top Fest 10 nga ku solla një duet mjaft interesant me këngëtaren angleze Joanna Wakeley të titulluar "Thjesht Loje" . Ajo që më ka bërë vërtet të suksesshem kanë qenë coverat e tij në bashkpunim me këngëtaren tashme të njohur për tregun "Eltina Minarolli" e cila është edhe bashkëprezantuese me mua dhe gjithashtu ideatore në emisionin më të ri në mbështetje të të gjithë talenteve të tiutlluar "Realizo Nje Enderr". Coverat si "Stay", "Diamonds", "Russian Roulette", kanë qenë super të transmetuara në Supersonic Tv dhe në radio të ndryshme për të mos harruar miliona klikime në youtube dhe ftesa për bashkpunime nga jashtë vendit!



Teksteshqip: Si ishte kjo verë për ty?

Arditi: Kjo verë për mua ishte shumë e ngarkuar me udhëtime të ndryshme artistike..Jam i angazhuar me aktivitete të ndryshme këto kohë, njëri prej të cilëve është dhe programi që drejtoj unë me miken time Eltina Minarolli (këngëtare) "Realizo një Ëndërr" ku vetëm 1 jave më parë mbyllëm turin koncertor nëpër qytete.

Teksteshqip: Sa ke qenë i angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte?

Arditi: Se prisja të ishte kaq e ngarkuar kjo verë por gjithsesi të jesh në aktivitet gjithë kohës për mua është shumë e rëndësishme.

Teksteshqip: Gjatë kësaj vere publikuat videoklipin tuaj më të ri "Real love" në duet me Enca Haxhia. Na trego pak më shumë rreth këtij projekti?

Arditi: Një tjetër projekt i rëndësishëm ka qenë "Real Love" në bashkpunim me këngëtaren e re Enca. Ka kaluar pothuajse një muaj pas publikimit të klipit, një projekt i nisur nga unë në bashkpunim me disa producentë britanik & Eltina Minarollin. Klipi është realizuar me shumë kujdes nga Sebastian Production ( Studioja që më menaxhon mua) dhe deri tani ky produksion është nominuar në UK si një nga klipet dhe këngët më cilësor, në chartin botëror të "Beat100" ku marrin pjesë dhe shumë këngëtarë të famshëm si Birdy, Avicii, Blue. Suksesi i rradhës ishte ne "MP3 Music Awards" një kompeticion për këngën më të mirë ku "Real Love" po konkuron me disa nga këngët më të mira të Will.I.Am apo Justin Bieber dhe të shumë këngëtarëve të tjerë të rinj në tregun botëror. Gjithashtu kënga po luhet në disa nga radiot & Tv më të mira shqiptare. Në youtube klipi I cili mbrohet nga "Acromax GMBH" deri tani ka arritur 80 mijë shikime reale. Kënga dhe klipi mund të ndiqen gjithashtu në kanalin tim në MTV.com dhe në VEVO duke qenë se jam shqiptari i parë me një kontratë në VEVO.



Teksteshqip: Ardit, ju poshtu sëbahku me këngëtaren Eltina Minarolli jeni prezantues të programit "Realizo një ëndërr". Na trego pak më shumë rreth kësaj eksperience?

Arditi: "Realizo një ëndërr" është një mbështetje për të gjithë ata që kanë dëshire të provojnë veten e tyre dhe të ndihen sadopak të vlerësuar, ku të kenë mundësinë e një publikimi të vazhdueshëm. Për artistin është e rëndësishme të ketë një ambient shoqëror ku jo gjithmonë ekziston fjala "konkurim". Çdo përfaqësim në një aktivitet artistik është një eksperiencë. Njohja, shoqërizimi, vlerësimi, rritja e frymës së bashkepunimit janë disa nga qëllimet më të rëndësishme të këtij aktiviteti, por nuk duhet lënë mënjanjë rritja profesionale e artistëve pjesmarrës me performancat e ndryshme që do të realizojnë në këtë format. Mos na i zbuloni të gjitha.

Teksteshqip: Kemi dëgjuar se projektet e tua shumë shpejt janë nisur drejt rrugës së MTV-së. Na zbulo më shumë rreth këtij lajmi?

Arditi: Si shqiptari i parë në VEVO më është dhënë opsioni i të pasurit një kanal timin në MTV.com siç kanë dhe këngëtarët me famë botërore si: Rihanna, Rita Ora etj. Ky është një kanal që artistit i jep mundësi për të publikuar foto, data koncertesh, video, këngë dhe çdo vizitor i faqes mund të blejë këngët apo videot e mija me një çmim të caktuar. Duke patur një kanal të tillë më është dhënë mundësia për të patur klipin tim të ri "Real Love" të transmetuar në Tv të mëdha si VH1, MTV ,etj.



Teksteshqip: Cilat janë projektet e tua mërta. Do të na vish me ndonjë këngë të re, videoklip apo edhe me ndonjë album, pse jo?

Arditi: Une kam në plan të lançoj një tjetër single në anglisht po këtë sezon, dhe gjithashtu të jem pjesmarrës në një nga kompeticionet më të rëndësishme të Shqipërisë në duet me një këngëtare të njohur të skenës por që për momentin do ngelet i panjohur emri! Gjithashtu së shpejti do nxjerrim dhe klipin e ri në bashkpunim me Eltinën që në fakt është një version Remake i këngës së saj "Vetëm Një Puthje".

Teksteshqip: A do ta shohim së shpejti Arditin në ndonjë festival?

Arditi: Siç e thashë kam në plan por çdo gjë do varet nga koha dhe nga disponibiliteti që unë do të kem duke qenë se po merremi dhe me programin "Realizo një Ëndërr" dhe mos të harrojmë studimet.

Teksteshqip: Çfarë statusi mban Arditi. A je ende "single"?

Arditi: Unë kam lindur çift dhe nuk e di që paskam qenë ndonjëherë "single" !! (Bëj Shaka). Jam i hapur për propozime gjithsesi(qesh)!



Teksteshqip: Ardit ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Arditi: Faleminderit dhe ju ! Edhe për mua ishte kënaqësi! Ju ftoj të gjithë ju që keni dëshirë të updatoheni me projektet e mija mund të më ndiqni në rrjetet e mija sociale si Facebook, Instagram, Twitter & Youtube!
 (Teksteshqip)



Komente 3