>
BIOSHQIP

Ardit Gjebreas I Dështon Sfida Tek E “E Diela Shqiptare”, Këngëtaret Nuk Dinë Të Këndojnë

26-10-2015
Kënga Magjike tashmë ka filluar, ndërsa që artistët pjesëmarrës të javës së parë ishin mysafirë tek “E diela shqiptare”, me Ardit Gjebrean. Në mesin e këngëtarëve ishin: Elida Kryeziu nga Kosova, Kentina Shehaj, Franc Koruni, B2N dhe Oreta dhe Aslajdon.

Në sfidën e dhënë nga moderatori i emisionit për të kënduar live nga një këngë. Mysafirët nuk rezultuan aq të suksesshëm, madje shihet qartë që ata as nuk i njihnin këngët shqipe e aq më pak të provonin t'i këndonin ato, raporton Indeksonline.

Ishin mamat nga publiku ato që i ndihmuan këngëtarët, pavarësisht që ato ishin në moshë.

Elida dhe Aslajdoni ishin të vetmit ata të cilët ia dolën me shumë sukses të këndojnë dhe të ngritin publikun në këmbë, raporton Indeksonline.

Ndërsa që të tjerët hasën në probleme, mesa duket kjo ishte edhe arsyeja se pse Ariditi në javët e tjera nuk e përsëriti më një sfidë të tillë duke e zavendësuar atë me dicka tjetër.
(Indeksonline)