>
BIOSHQIP

“Kënga Magjike” Rikthehet Live, Ja Kush Triumfoi Në Vitin 1999

28-10-2015
“Kënga Magjike” vazhdon të jetë njëri ndër festivalet e rëndësishme të muzikës shqiptare.

Tashmë kanë filluar edhe audicionet e para ndërsa që pritet se deri në natën finale se çka do të ndodhë?, cilët do të jenë të përzgjedhurit.

Themeluesi i këtij festivali Ardit Gjebrea, para pak kohësh kishte deklaruar për media se këtë vit “Kënga Magjike” do të jetë live, raporton Indeksonline.

Pas vitit 1999, ky festival me kërkesën artistëve u kthye në një festival play back, e i tillë vazhdoi për 14 vite me radhë. Derisa këtë vit producenti, Ardit Gjebrea vendosi që gjithçka në këtë festival të jetë live.

Në ‘99 ishte këngëtarja Elsa Lila ajo e cila e fitoi vendin e parë në këtë festival dhe ishte e fundit që këndoi me orkestër.

Ndërsa që mbetet të shihet se sa do të ia dalin artistët tanë të tjerë këtë vit të ia dalin mbanë pa play back.
(Indeksonline)