TEKSTESHQIP

Ardit Gjebrea
Jon
Lyrics

Me erdhe ne një kohë të dëshpëruar
Me dhimbje..., Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta !

Dhe syte i kish aty gjithë Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerez,
E toka det me lot

Dhe ty për herë të parë të puthte drita
Ti linde…, Jon
Nuk e dije ç'ish gëzimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flakë, godet e rrudh një tokë

Sot me gjithë foshnjet në botë je njësoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo është vetëm nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet s'janë njesoj

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

(refren)
Jon, ky emër marrë nga deti jonë
Me këngë vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromën
Ta kesh per jete me vete

Jon, po të lundrosh me këtë emër
Jon, e të takohesh me vëllezër
Jon, do të mjaftojnë me dy duar
Të thuash se je, ti je je Jon
----

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Një fjalë të thënë ma degjo:
Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruar
Por prapë do të jetë skllavëri

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

Në skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon

DËRGOI: