Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Shkollën


Shkollë

Shkolla
Djep i mëmë dijes
shkollë më je ti.
Më rrit,më bën të zgjuar
më mbush plot me dituri.
Pranë gjirit tënd të ngrohtë
më mban fort e më shtrëngon.
Të të them nënë është pak
se ti më je një mëmë shqiponjë.
Folezë e dijes e ngritur
me shumë mundim,
e mbrojtur me gjak e djersë,
Shkollë,ti do të jesh
frymëzimi im.
Pasi më rrite,më çove ushtar,
më përgatite për këtë jetë.
Në vend të armës më
dhe penë,
Më ndriçove në udhë të drejtë.
Edhe sikur me mijëra herë
të të falenderoj,
serish e di që nuk mjafton.
Fjala shkollë është
fjalë e shenjtë,
hapi i parë drejt jetës sonë.

- Poezi nga Ardit Hysa

- U dërgua nga Ardithysa1234 -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4


Më shumë nga Ardit Hysa


Komente mbi këtë krijim