>
LETERSISHQIP

E Shtenjta Nene

Bukuri kaluar luleve
e ëmbla nënë me je ti.
Krijesë hyjnore e dërguar
prej Zotit
që të fal jetë e të mbush me lumturi.
Me një fytyrë ëngjëllore si e jotja
askënd ne botë
nuk mund të shikosh.
Aq trime,guximtare,syqeshur e zëëmbel
sa rrallëherë njerëz si ti
mund të takosh.
Me ato dy duar te bekuara
më përkëdhel,më rrit e më edukon.
E kot nuk thonë që parajsa nën
këmbët e nënës qëndron
sepse prej andej mirësia e vërtetë buron.
Te jesh mirënjohes eshte pak sepse mirënjohja ndaj teje
kurrë nuk mjafton.
Fjalët e gjithë botës më zbehen
kur me ata dy sy liqene
më shikon.
Eh,dy sytë e tu
më falin qetësi,mbrojtje,krenari
Dhe sot e them me plot gojën
që jam krenar
që kam një nënë kështu si ti.
Çdo nënë është e veçantë
por ti je nëna ime.
E zbritur prej parajsës në tokë
për të kryer detyrën më
të vështirë e sublime.
Të jesh nënë nuk është pak,
Boshti i të gjitha fjalëve
kurrë s'do mjaftojë.
Oaz uji në shkretëtirë
prej andej nga ku jeta nisi
të burojë.