>
LETERSISHQIP

Per Te Shtrenjtin Atdhe

Për më të ëmblin emër
po thur një poezi,
Nga thellësia e zemrës
e mbushur tërë mall e dashuri.
Vend perlë e ar i kulluar
sytë parajsën po më shohin,
Ligjërimet për atdheun
thellë nga zemra kujtimet
po mi shtonin.

Fllad i lehtë i erës,
Lulet erëmira të prillit,
Shpirtin gjak ma pikëllonin
kur atdheun më kujtonin.
Dashurinë për atdheun
nëna ime ma ushqeu tërë kujdes
e përkushtim.
Me një zë të rrallë si kurdoherë
në çdo pjesë të trupit tim.

Kthimi për në atdhe,
malli zemrën po më djeg.
Po më dredh si një purtek,
thellë në ëndrra ai erdhi.
Prit dhe pak o vatan,
nga kurbeti shpejt do kthehem.
Mallin tim do ta shuaj me zjarr,
tët biri nuk i rrihet më larg teje