>
LETERSISHQIP

Jetë

Jetë moj jetë,
përse vazhdimisht zemër e shpirt
na godet?
Pse je kaq mizore?
Pse je kaq e hidhur?
Pambarimisht halle e probleme
si dhuratë ditëlindje na jep
e na çon drejt udhëkryqeve
ku askush asgjë s'ka zgjidhur.
Të lutem folmë, tregomë,
Përse je kështu?
Përse na shkel me këmbë, na dërrmon
e na hedh tutje-tejtu.

Çfarë të kemi bërë, pse kaq mizori?
Shpirt e zemër flakë na ke bërë
për pakëz qetësi e lumturi.
Se edhe kur del dielli
pas natës lakmitare,
Si eklips befas shfaqesh
e na merr atë të shkretë dritë fare.
Në ditët me stuhi,
të shoh prej dritares që rri e qesh.
Dhe mendoj e them me vete:
Mos ndoshta kjo është thënë të jesh?
Por ndonjëherë rrymat e Golfstrimit
të rrëmbejnë zemrën djaloshare.
Të bëjnë më të butë e përgjumësh
por për paakëz fare.
E ne ato ditë i kërkojmë me padurim
vallë kur do të biesh ne gjumë të thellë,
që një ditë të bjerë në qetësi
edhe shpirti im?

Më ke lodhur, stërmunduar
por shoh që akoma vazhdon.
Vallë a do të kemi shpëtim prej teje
Apo ta zëmë se gjithçka në rregull shkon?
E kështu pra, bjer pakëz
në gjumë.
Lëre diellin e pranverës që bukur
sipër njerëzve të lulëzojë e ndriçojë.
Keqësinë tënde si me magji ta thajë,
pellgjet e ndotura më të mos ekzistojnë.

Por kjo ditë duket larg,
vallë a do të vijë ndonjë ditë?
Mos ndoshta shpresa ka vdekur
dhe dëshira ka mbetur për mëshirë?
Askush nuk di asgjë
sikur Sokrati me filozofinë e tij.
Ama dije këtë:
Shpirti im përherë do të luftojë
pavarësisht fundit të tij