>
LETERSISHQIP

Realitet I Hidhur

Horrat i bëjnë lajmet
Na keqinformojnë
Analfabetët shkollën
Gabimisht na mësojnë

Hajdutët politikën
Popullin në humnerë
Laviret moralin
Njerëz pa nderë

Frikacakët gjyqin
E humbën drejtësinë
Budallenjtë shkencën
Me gënjeshtra e mbulojnë vërtetësinë

Kasapët shëndetin
Sëmundjen ta shtojnë
Mërcenarët besimin
Grupe fetare formojnë

Kumarxhinjtë biznesin
Tani ndodh inflacioni
Hileqarët sportin
Marrëzirat kur do ti përfundoni?

Pozitat udhëheqëse
I kanë zënë njerëzit pa mend
Është për të ardhur keq
Mjerë për këtë vend