>
BIOSHQIP
Biografia
Argjend Idriz Hasani kreu shkollën fillore ne Llashticë. Të mesmen në Gjilan, ndërkaq studioi Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Me krijimtari letrare merret që nga viti 1986. Ka marrë pjesë në orë të shumta letrare, ku për cilësi të shkrimeve shpesh është shpërblyer.
Edhe në jetën e përditshme i gjithë aktiviteti i tij lidhet me publicistikën, gazetarinë e kulturën në pergjithësi, kështu:
* Ka qenë gazetar i gazetës ”Pavarësia NEWS”, 2006
* Ka qenë gazetar dhe redaktor i gazetës ”LAJM”, 2013
* Kryeredaktor i revistës “Biznesi”, 2007-2008
*Kryeredaktor i gazetës së vetme për qytetin e Prishtinës, “Prishtina Press”, 2008

Ka botuar këta tituj;
“Mirë se vini në Prishtinë”-Guidë
“Prishtina 2009, 2010 dhe 201”- Informator periodik
“Shekulli shqiptar”-100 vjet pavarësi-2012
“Pishtarët e lirisë 1968-2008”-5 vjet shtet 2013
”Spiralja e agonisë” poezi 2013, ribotim 2015
“Studenti martir Arianit Ilaz Berisha, 1979-1999”-Monografi, 2013
”Rreth Flamurit”, Poezi 2013
”Spahijajt e Llashticës”, Monografi-2014
”Feriz Llashtica”, Monografi 2014
”Kosova në udhëkryq”-Publicistikë, 2015