>
BIOSHQIP

Argjend Lloga, Shi Dollarësh Në Alaskë

04-12-2013
Është e ditur se këngëtarët shqiptarë kudo që janë nëpër koncerte jashtë vendit fitojnë shuma të mëdha të hollash. Mirëpo rasti i këngëtarit Argjend Lloga dhe Entela Ilirjanit në një koncert në Alaska i ka bërë paksa më të veçantë.

Edhe pse në Alaska nuk ka shumë familje shqiptare, skena e tyre u mbushë me para pikërisht për festën e 28 nëntorit.

“Alaska është një vend në SHBA, afër Kanadas dhe Rusisë, mirëpo në këtë vend jetojnë diku rreth 500 familje shqiptarësh dhe në festën që patëm për 28 nëntor ku performuam bashkë me këngëtaren shqiptare Entela Ilirjani arritëm të fitojmë bukur shumë. Shqiptarët që ndodhen jashtë vendit janë të etur për këngën shqipe, andaj edhe na u mbushë skena me shumë para” ka thënë ai për “Zëri”.

Argjendi na bënë të ditur se gjatë këtij fundviti do të sjellë projekte të reja të cilat gjatë këtij muaji do të jenë të duar të adhuruesve të tij.
(Zëri)

Argjend Lloga, Shi Dollarësh Në Alaskë