>
BIOSHQIP

Ja Si E Përmbyllën Vitin 2015-Të Argjentina Dhe Dugi

02-01-2016
Këngëtarja Argjentina Ramosaj ndonëse gjatë 2015-tën nuk ishte fare aktive në muzikë, mund të themi se mungesa e saj nuk është vërejtur edhe aq shumë, kjo pasi ajo ka qenë thuajse gati çdo herë e pranishme në media. Argjentina 2015-tën e ka shënuar si një nga vitet më të lumtura të jetës së saj, kjo pasi gjatë këtij viti ajo është bërë nënë për herë të parë. Ajo vendosi që djalin e saj ta pagëzoi me emrin Noah. Përkrah Argjentines gjendet gjithmonë bashkshorti i saj Dukagjin Fetahu, i cili së fundmi ka postuar në Instagram një foto ku shihen duke u puthur. "Fundi i vitit më të bukur të jetes time. Gëzuar vitin e ri",ka qenë mbishkrimi i fotografisë plot dashuri të postuar nga Dugi.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ja Si E Përmbyllën Vitin 2015-Të Argjentina Dhe Dugi