>
BIOSHQIP
Biografia
Arif Dushaj nje kengtar i rrymes popullorre nga Shqiperia, Tropoje. Prej vitesh Arifi ka zgjedhur të sjellë për publikun e tij muzikën tradicionale shqiptare. Artisti nga Tropoja rrëfen se nuk i është dashur një videoklip, apo një promovim, pasi i mjafton talenti dhe zëri që ka. ‘Kënga që kam bërë për Lulzim Bashën ka qenë para se ai të zgjidhej si kryetar bashkie, ndaj dhe i ka shërbyer si një ogur i mirë”, rrëfen Arifi për këngën që ka kënduar në 2012 për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Me admirim flet dhe për Sali Berishën, duke u shprehur se edhe pse ishin të djathtët ata që e hoqën nga puna, Berisha për të mbetet një njeri i admirueshëm. I ka thënë jo propozimit për të kënduar për kryeministrin aktual Edi Rama duke u shprehur se nuk i vijnë fjalët për të.

Më datë 2 Gusht 2018, Arif Dushaj publikon videoklipin "Me Krahe Shqipes Nga Tropoja", në bashkëpunim me Stresi.

Më datë 27 Qershor 2020, Arif Dushaj & Erisa Dragoshi publikojnë videoklipin "Te Lumit Na". Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 13 Tetor 2022, Majlinda Dada publikon videoklipin "Pershendetje", në bashkëpunim me Arif Dushaj. Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Majlinda Dada.