>
BIOSHQIP

Arinda, Një Yll Që Po Shëndrit

13-09-2014
Sa e vështirë është për një këngëtare të re të hyjë në tregun e muzikës? Si duket, Arinda ks gjetur çelësin e suksesit, duke kombinuar talentin e lindur, me studimet për kanto si dhe punën e vazhdueshme! Arinda Gjoni, është një vajzë e re, që sapo është futur në tregun e muzikës shqiptare bashkëkohore, duke lançuar klipin e saj, me të cilin projekt po fiton zemrat e publikut, kryesisht atyre të moshës së re. Deri më tani, Arinda ka dy këngë, të shoqëruara me videoklipe tekanjoze, që gjithsesi kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe superprofesionale, të interpretuara vetë, apo siç quhet në zhargonin muzikor “ singla" apo "solo". Ndërsa, sa i përket teksteve të këngëve (më saktë: videoklipeve), Endrit Mumajesi ka qenë tekstshkruesi i të dyja këngëve të lartpërmendura:"Shpirti Flet" (baladë e punuar në Threedots), si dhe "Krejt T'mirēn po dokan", (këngë me baza ritmike e punuar në studion e Elgit Dodës).
(GazetaOra)

Arinda, Një Yll Që Po Shëndrit