>
BIOSHQIP
Biografia
Arinda Gjoni është e dhënë pas këngës por edhe pa modelimit. Këngën Arinda thotë se e ka të trashëguar nga familja pasi që edhe babai i saj është një muzikant i vjetër, ndërsa modelimin thotë se e ka pasion. Arinda për të kultivuar një muzikë të mirëfilltë dhe që të bëhet një profesioniste në këngë thotë se ka studiuar në këtë fushë. Disa vjet me radhë ajo ka vijuar mësimet për kanto në Liceun Artistik në Tiranë dhe tani së fundi ajo ka plasuar në treg disa videoklipe.

Më datë 11 Maj 2014, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Shpirti Flet në bashkëpunim me “Threedots”". Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me të dalë kënga në treg, Arinda ka marrë kritika pozitive dhe ajo ndjehet e kënaqur me suksesin e këngës që në start.

Më datë 19 Gusht 2014, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Krejt Tmiren Po Dokan". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 2 Maj 2015, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Ilegal".

Në Shtator 2015, Arinda Gjoni merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Mekataret Nuk Ndryshojne".

Më datë 13 Dhjetor 2015, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Nese Don".

Më datë 18 Gusht 2017, Arinda Gjoni publikon videoklipin "A Jena". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga vetë Arinda Gjoni.

Më datë 26 Korrik 2018, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Kce Moj Çike". Muzika e këngës u punua nga De Vox, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 18 Shtator 2018, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Mamacità", në bashkëpunim me Besart Zabergja. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 21 Mars 2019, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Kam Pi". Muzika e këngës u punua nga De Vox, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi..

Më datë 21 Dhjetor 2019, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Shqipe". Muzika e këngës u punua nga De Vox. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 11 Dhjetor 2021, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Malli". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Marsel Gunga & Saia, tekstin e shkroi Saia, teksa për arranzhimin u kujdes Marsel Gunga. Produksioni audio u realizua nga Gravity Albania.

Më datë 2 Qershor 2022, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Leja". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Marsel Gunga & Saia, tekstin e shkroi Saia, teksa për arranzhimin u kujdes Marsel Gunga.

Më datë 1 Tetor 2022, Arinda Gjoni publikon videoklipin "Dashnia". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Markel Goga, ndërsa orkestrimi u realizua nga Marsel Gunga.

Më datë 1 Gusht 2023, Arinda & Castor publikojnë videoklipin "Alarm". Teksti i këngës u përgatit nga Castor, teksa për arranzhimin u kujdes Apollo.