>
LETERSISHQIP

Atdheu Im!

Po largohem I dashuri im Atdhe me halle,
I bukur fildish, që s'ka askund ne botë,
Po largohem por ora m'ka mbetur ende në Tiranë,
Dashuria ime me mall e me lotë,

Po largohem I dashuri Atdhe, duke marrë me vete,
Ca copëza kujtime ti ruaj thesar si sytë,
My ty malli im, që s'ngopsh dot kurrë,
Atdhen im që s'kam kurrë të dytë.

Lotët, gëzimet, të qeshurat plot jetë,
Vendet ku preka me dorë, I shtrëngova fort,
Tani I shoh nga xhami avjonit, sikur grimca të largëta,
Vetëm zemra I prek me këto lotë.

Do të vi, sa herë të mundem patjetër do të vij,
Te kursej ca para që të mund të pres prapë një biletë,
Dashuria nuk pret kur flitet për mallin e Atdhëut,
Ajo fluturon si Shqipe mbi retë.

U thashë mirëse t'ju gjej herën tjetër nënë e babë,
Sigurisht do të ketë here të tjera,
Do të kthehem se s'mund dot ta harroj,
Lotin e nënës, tek shkunte tek dera.

Do të kthehem nëna ime, pa u tharë ato lotët e tu,
Do të kthehem, se unë shpirtin kam lënë atje,
Do te vij të strukem si një zog në gjoksin tënd,
Do të them, nënë e shtrenjtë ja ku me ke.

Dheu I gjyshërve është kaq I ëmbël sikur mjalti,
Është I ngrohtë si buka gatuar me djersë,
Ka një dashuri të madhe që të tërheq nga vetja,
Që ti s'mund ta harrosh, vetëm në vdes.
20 Korrik 2019