>
LETERSISHQIP

Ku Të Kam Moj Nënë

Ku të kam moj nëna ime,
moj e shtrenjta nënë,
Dimri hodhi gjithë mërzitjen,
e s'la gjë pa ngrënë,

Pemët zhveshur nga jeshili,
bora shumë i ka mbërdhirë,
Duken sikur janë gjymruar,
E ti ndjen mëshirë.

Mua brënda më ka strukur,
pranë zjarrit plevitosur,
Jam sëmurë e kam të nxehtë,
buza mavijosur.

Ku të kam moj nëna ime,
hajde kam shumë mall,
Më mbështill sikur e vogël,
dhe me fol dy fjalë.

Duart sikur trëndafili,
të butat duar pëndë,
Sot kjo kollë se ç'më çjerrë gjoksin,
rëndë edhe më rëndë.

Me çaj mali nga mali i shqipes,
Më shëro moj nënë,
K'tij oqeani që m'u nda xhani,
Me shpirt po e nëm.

Bëj të ngrihem dhe rënkoj
moj nënë ku të kam,
Para teje sado të rritem,
e vogël unë jam.

Ndaj një lot më pikon faqeve,
më vjen të ulëras,
Zemra është aq mbushur plotë,
sikur do t'më plasë.

Nëna ime, xhani im,
sot do t'doja të kisha pranë,
Malli hedhur vello shpirtit,
Një mallkim mbi oqean.
New Jersey, January 2020

DËRGOI: