>
LETERSISHQIP

Afërdite

Afërtitë
Dritë moj,
Jetë moj,
Etje!
Këndonte ujëvara,
sa herë ajo lante sytë e qiellta,
mëngjeseve me aromë jargavanësh,
e floket si mëndafsh, shtrirë hireve të belit.

Zambakët e ujit,
atëherë,
lëshonin nektarin e tyre që mblidhnin gjatë natës kur hëna flinte,
dhe e kthenin të bekuar ujin që të puthte vajzën.
Ndërsa djali,
shihte botën me sytë e saj,
e u marroste nga ngjyrat e dashurisë.
Ai me ato sy,
shihte që ishin krejt tjetër, bota, vetja dhe shpirti I tij.

Tashmë
I kthyer nga errësira,
që dikur e terhiqte humnerave,
ai qëndron duke përkedhelur me sy vajzën,
të cilën mund ta prekë vetëm në heshtje.
Diç belbëzon dhe ai,
për të mos zgjuar veten tjetër ziliqare.
Afërditë,
Dritë moj,
Jetë moj,
Etje.

DËRGOI: