>
LETERSISHQIP

Ngrihu E Dashur

Ngrihu e dashur, gjysma e shpirtit tim, jeta ime,
Ngrihu të kërcejmë në këtë natë, tangon tonë të dashurisë,
Ngrihu ashtu lehtë lehtë, siç di të më prekësh vetëm ti,
Dorën ta vëmë mbi zemrat tona, dhe puthjen në sytë e perëndisë.

Ngrihu t'i këcejmë ditëve tona plot shtrëngata që kaluam,
T'i kërcejmë ditëve kur ëngjëjt lart në hapsirë na ngritën,
Të kërcejmë të perqafuar në altarin e dashurisë,
T'i kërcejmë puthjeve tona, që si mjaltë blete na rritën.

Eja zonja ime, të mbështem mbi shpatullat e tua të brishta,
Moj e mira ime, që s'më le kurrë mua, tashmë rrudhur e zbardhur,
Dhe pse ndonjeherë ta prisha gjakun, ndoshta dhe të kam lënduar,
Ti me shpirt si ëngjëll, gjithmonë ke ditur e më ke falur.

Pa ty, s'do kish diell në këtë shtëpi, as lule në ballkon,
Pa ty, kjo tango do t'më tingellonte tjetër melodi,
Pa ty, s'do të ndizej ai zjarr në vatrën tonë,
Pa ty në këtë shtëpi, s'do të kishte dashuri.
New Jersey, January 2020

DËRGOI: