>
LETERSISHQIP

Erdha Nënë Çamëri

Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote nga Shqipërija,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e mija.

Ullinjtë e plakur pa të zotët,
Janë ar e shkuar, përmbi ar,
Janë zilija e dushmanit,
Janë të gjitha, me gjak larë.

Ferrat kacavjerrë,dhe shkurret,
M'kanë zënë grykën e shtëpisë,
Aty ku gjyshi qante me ligje,
Kujtimet e tij, të vegjëlisë.

U ula pak, tek guri I portës,
Dy fjalë në heshtje,seç mi tha,
Bijë e kësaj toke, mirë se më erdhe,
Ti je rrenja, dhe jo "ata".

Një pikë loti, padashur derdha
Kujtova stërgjyshen time, Fajkanë,
Qe vdiq pa e parë më Çamerinë,
Më të bukurin vatanë.

Ish ajo çitjane rënda,
Filaqotja shamibardhë,
Kur ti çoj lule tek varri,
Do ti them, nga larg kam ardhë.

Vajta i putha, pragun shtëpisë,
Lule manxuraje, mblodha,
T'u marrësh erë, e të çmallesh,
Nga Filati, për ty i solla.

Me këtë tokë kam lidhje gjaku,
Eshtë e bekuar nga perëndia,
Eshtë e jona dhe do të jetë,
Sa të jetë jeta, Çameria.

August 13, 2019

DËRGOI: