>
LETERSISHQIP

Djalit Tim I Duken Përralla

Kur vinte vera ajo e dashura,
Atëherë se çkish një tjetër magji,
Një herë në vit na blinin sandale,
E ne gëzonim si të ish "Vit I Ri".

E linim çantat në ndonjë qoshe,
Shtatori na dukej shumë larg,
Ato ditë të veres i kishim,
Si qershi të shkuara në varg.

E lëshoheshim ca nëpër dete,
Ca i qëllonte te shkonin në fshat,
Të hipje në trenin që gjarpëronte,
Dhe kjo padyshim ishte "fat".

Pa kemi hipur si majmunë në pemë,
Me mollë dhe një vakt e kalonim,
Gjithë ditën buçisnin oborrët,
Nga zërat tanë që ushtonin.

Ne kishim një tjetër lumturi,
Por ajo ish vetëm atëherë,
Djalit tim i duken përralla,
"Na ishte njëherë"

Se çkish ajo verë një tjetër magji,
Pa më pyet ku shkoi gjithçka,
U zhveshën kalendarët një e nga një,
Ajo botë me sy, më s'u pa.

DËRGOI: