Arjana Fetahu Gaba Poezi
Arjana Fetahu Gaba

E Në Më Dashuron Si Thua...

E në më dashuron si thua...

E në më dashuron si thua,
falmë,
besomë,
më lë të shkoj,
se unë të mora nga një copëz qielli, duke të zgjedhur me kujdes,
si yllin që ndrinte e ngjasonte më shumë,
me diellin e një pranvere puthur rrezesh të paduruara.
Të mbajta në duar,
e kushedi sa herë të vura prap,
në vendin ku fati ta kish zgjedhur.
Dhe e di pse,
se po më shuheshe njësh me shpirtin tim,
dhe aq sa herë të vendosja në vend, aq më bukur dukeshe në shtratin tënd,
pranë hënës,
që vdiste sa herë unë të rrëmbeja prej saj,
dhe të zbrisja në tokë.
Dije se,
dukesh më bukur atje lart,
sesa I mekur e duke u shuar si qirinjtë nëpër kisha që qajnë fundin e tyre,
pranë portës se shpirtit tim,
që as unë vete s'po dija ta hapja.
Fantazinë time,
e fotografova me sytë e thellë të mallit,
lindur dëshpërimit,
që ta ruaj skutave të mia,
fshehur dhe nga Zoti.
E në më pyettë se ku të kam fshehur,
përgjigjen do t'ja jap me pyetje
"Zot,
a ke dashuruar ndonjëherë"?

- Poezi nga Arjana Fetahu Gaba



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0